Duhen vetëm pak ditë për ta inauguruar si investim por tashme në rrugën Shkodër- Velipojë, dalin serish probleme. Jo me shpronësimi i banoreve por bllokimi i hyrje daljeve për mbi 200 familje në Berdice. Me rrugën e re, ata e kanë të pamundur të shkojnë në tokat bujqësore apo të marrin prodhimet e tyre pasi mungojnë nënkalimet apo edhe rruga dytësore që iu premtua dhe nuk u realizua. Aksi i ri rrugor do të shkurtojë shume distancën për në plazhin e Velipojës duke ndihmuar turizmin por banoret e fshatrave mes të cilëve kalon rruga, kërkojnë një zgjidhje për tokat e tyre bujqësore.