Në Torovicë, Lezhë, banorët jetojnë çdo ditë nën rrezikun e shkëmbinjve masivë që kërcënojnë të rrëshqasin mbi rrugën kryesore. Aks i frekuentuar nga familje, automjete lokale dhe mjete transporti nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, rruga ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për vite me radhë. Banorët kujtojnë tragjedinë e 7 viteve më parë, ku humbën jetën dy vëllezër dhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre. Pavarësisht inspektimeve nga institucionet, ndërhyrjet kanë munguar deri pas ndërhyrjes së Fiksit.