Liqeni i Bovillës, një nga destinacionet më të bukura natyrore vetëm 45 minuta larg Tiranës, po përballet me një situatë të rëndë: rruga që të çon drejt tij është bërë pothuajse e pakalueshme. Gropa, baltë, gurë dhe plehra të shpërndara përgjatë segmentit ofrojnë një pamje të shëmtuar — pikërisht në një zonë që furnizon 70% të Tiranës me ujë të pijshëm. Turistët e huaj tregojnë se rruga është ndër më të këqijat që kanë parë ndonjëherë, disa madje thonë se u shkaktoi dhimbje qafe ose frikë pasi udhëtonin me fëmijët e tyre.