Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore ekonomia shqiptare po hyn në një fazë ngadalësimi gradual. Edhe pse ulja e parashikuar për rritjen ekonomike në vitin 2026 është vetëm 0.1 pikë përqindje, ajo reflekton një realitet më të vështirë ekonomik, të ndikuar nga zhvillimet rajonale dhe globale.