Top Talk Economy në episodin e fundit të këtij sezoni, analizoi ngjarjet më të rëndësishme ekonomike dhe vendimet të cilat patën impaktin më të lartë në vend. Gjatë bashkëbisedimit me moderatorin Angelo Haruni, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, u ndal tek reformat e qeverisë, teksa në fokus do të mbetet lirimi i hapësirave publike. Ndër të tjera u diskutua edhe për shpenzimet, të cilat do të shkojnë për mbrojtjen, përfshirë 5% e NATO-s, sa e realizueshme do të jetë për vendin tonë. Sefa analizoi edhe reformat për të moshuarit, kush pritet të përfitojnë më shumë nga rritja e pensioneve. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni