Pas konfirmimit “pozitiv” me Covid-19 të një 36-vjeçareje nga Berati, dy raste të tjera kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës. Mjekët epidemiologë bënë në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Sh.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat, ku pacientja e infektuar me koronavirus punonte si Shefe e Financës. Po kështu, tamponet iu morën e dhe familjarëve të saj në fshatin Pobrat në Urë-Vajgurore, ku 36-vjeçarja shkonte shpesh për të vizituar prindërit e saj.