Një numër rekord emigrantësh kanë kaluar këtë vit Kanalin Anglez me gomone. Ndërsa dje (14 dhjetor), në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një ngjarje tragjike në Kanalin Anglez ku një gomone është fundosur dhe si pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 42 kanë shpëtuar. Të shpëtuarit janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar. Mësohet se mes të shpëtuarve është edhe një shqiptarë i quajtur Denis , por identiteti i tij i plote nuk është bërë i ditur. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj