Policia Rrugore zhvilloi një aksion muajin e kaluar në Tiranë për gjobitjen e shoferëve me fëmijë të mitur në makinë, që nuk i sigurojnë sipas rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas autoriteteve, fëmija nën 12 vjeç që ndodhet në makinë duhet të sigurohet në ulësen e fiksuar me rrip sigurimi. Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me gjobë, nga 5000 deri në 15 000 lekë. Gazetar: Kristo Kote