Misteri për një avion të rrëzuar në provincën e Ghaznit, në lindje të Afganistanit, që kontrollohet nga talebanët, ka vijuar për orë të tëra. Vetëm në mbrëmje Pentagoni sqaroi çfarë kishte ndodhur, ose e bëri këtë pjesërisht. Avioni i rrëzuar i përkiste forcave amerikane dhe bëhej fjalë për një bombardier E11A që përdorej për të dhënë në kohë reale informacione mbi fushëbetejat.