Rrëzohet akuza për Bashën/ Lobimi rus, prokurorët përplasen para gjykatës për falsifikimin e dokumenteve
13/01/2020 20:59

Në përfundim të një procesi maratonë që zgjati pothuajse tre orë, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen penale kundër kryedemokratit Lulzim Basha, ish sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi. Ky vendim u dha menjëherë pas kërkesës së prokurorisë së Tiranës, e cila kërkoi dërgimin si të akuzuar të tre demokratëve për veprën e falsifikimit të dokumentave në një kohë që vetë prokurorët kërkuan pushimin sa i takon një vepre tjetër nën hetim, atë të pastrimit të produkteve të veprës penale. Sikurse deklaroi menjëherë mbas korrjes së kësaj fitoreje, ish sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, edhe pas sherrit të madh të dhjetorit 2019, sërish tre prokurorët janë paraqitur të përçarë për çështjen e asaj që u etiketua si lobimi rus. Arben Ristani deklaroji dhe dha detaje të mëtejshme: Fakti nuk ekziston, veprimet e kryera nuk janë shoqërisht të rrezikshme dhe të kryera me faji ashtu siç parashikon ligji, por janë veprime normale dhe të bazuara në ligj dhe për këtë arsye Gjykata vendosi ta pushoj gjykimin e kësaj çështje. Prokuroria u paraqit me dy qëndrime, një qëndrim që kërkonte të kthehej çështja për plotësime hetimesh, dhe një qëndrim që kërkonte që çështja të shkonte në gjyq dhe ndërkohë gjatë gjyqit vjen edhe një urdhër i tretë që përjashton njëri nga prokurorët nga ndjekja e çëhtjes. Ndërkohë që avokati tjetër Eduart Halimi shpjegoi më tej sa i takon vendimit të gjykatës të cilin e konsideroi të drejtë dhe të bazuar në ligj. Halimi: Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht të gjithë akuzën të gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzua përfundimisht. Çështja e lobimit rus u hap menjëherë pas një artikulli të publikuar nga revista amerikane “Mother Jons”. Ndërkohë që gjatë këtyre viteve u kryen një sër veprimesh, në këtë çështje u përfshinë madje edhe prokurorë të cilët tashmë nuk janë më në sistemin e drejtësisë për shkak të vendimeve të vetingut, ndërkohë që pati edhe një sër letër porosish. Vetë prokuroria e Tiranës ngriti akuza për Bashën, Dervishin dhe Ristanin me argumentin se të tre ata nuk kishin pasqyruar shpenzimet e PD-së në regjistrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23