Disa persona janë arrestuar në Iran në lidhje me rrëzimin aksidental të avionit ukrainas të pasagjerëve. Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha se hetimi mbi aksidentin vazhdon, por nuk dha më shumë detaje. Presidenti Hassan Rouhani tha se hetimi do të mbikqyrej nga një trupë speciale. Avioni i Ukrainian International Airlines, PS752, u rrëzua pak pas nisjes në fluturim nga Teherani, të mërkurën e shkuar, duke i marrë jetën 176 personave në bord. Pjesa më e madhe e tyre ishin shtetas iranianë dhe kanadezë.