Muajt e fundit ka pasur një rritje të rasteve me tuberkuloz edhe në vendin tonë. Edhe pse dukej si diçka që i takon një epoke tjetër, në spitalet shqiptare është një realitet. Por çfarë është tuberkulozi, çfarë duhet të dimë, si ta kuptojmë dhe ta kurojmë? E ftuar: Irma Tashi, pneumologe Programi i shëndetit "Hipokrati" vjen në këtë sezon i rikonceptuar me fokus informacionin e shkurtër dhe utilitar. "Hipokrati" sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekësinë e sigurtë. Çdo të shtunë, ora 15:40 Autore/ Moderatore: Ermira Çausholli