Me mijëra udhëtarë dikur përdornin trenin. Sot hekurudha është në mjerim. Lokomotiva e vagonë të vjetëruar tërhiqen zvarrë në shinat e dëmtuara. Dëmtimet më të mëdha hekurudha i mori nga keq menaxhimi i administratës. Ndër vite u kryen me qindra mijra punësime nepotike. Keq menaxhimi dhe mungesa e investimeve sollën degradimin e sistemit hekurudhor... Aktualisht, rrjeti hekurudhor mbahet me suvencionet e shteti por kjo nuk mjafton. Çfarë po ndodh me këtë sektor të rëndësishëm të transportit publik? Kur nis projekti i ri për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës?