Vdekja tragjike e një studenti shqiptar tronditi Shtetet e Bashkuara 5 vite më parë. I tradhëtuar nga miku i tij i ngushtë, 21 vjeçari Denis Preka, u helmua dhe u xhirua në çastet e tij të fundit të jetës në video që bënë xhiron e rrjeteve sociale. Një vendim historik prej 75 miliion dollarësh për vdekjen e studentit shqiptar, ka krijuar një precedent të ri në drejtësinë amerikane. Me fakte dhe prova tronditëse, dëshmi ekskluzive të familjes dhe miqve të tij nga Detroid, Grida Duma sjellë për publikun shqiptar në Top Story historinë e fortë të vrasjes së Denis Prekës. Talk Show politik "TOP STORY", çdo të hënë dhe të enjte ora 21.00, të mërkurën ora 22:00 në Top Channel. Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma, sjell një hard talk me debat substancial, ku e vërteta thuhet sic është dhe politika serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit. Kjo do të jetë një "Story", ky është "Top Story" dhe ky emision, do të jetë "On Top" Autore dhe moderatore: Grida Duma