Mehdi Malkaj vjen në Grida Duma Podcast në një rrëfim të sinqertë dhe rrënqethës për jetën, dhimbjet dhe betejat që e kanë shënuar si njeri dhe si artist. Ai flet pa filtra për betejën e vështirë të djalit me drogën, humbjen e nënës dhe boshllëkun që i ka lënë mungesa e Teatrit. Një bisedë e ndjerë, me lot, kujtime dhe reflektime të forta mbi familjen, artin dhe çmimin e jetës. Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.