Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka dalë me një deklaratë publike ku ka sqaruar gjithçka çfarë ka ndodhur dhe si ka ardhur deri te ndërprerja e ndeshjes së Kosovës me Rumaninë, të zhvilluar të premten mbrëma në Bukuresht. Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë nuk ka përfunduar si çdo ndeshje, pasi futbollistët dardanët lëshuan fushën në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi dëgjuan thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është serbi”.