Një incident mes politikanit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali. Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.