Rrëfime nga Blloku – Exclusive, 29 Mars 2026
30/03/2026 15:46

Shqipëria është një nga ato te pakta vende ku komunizmi hodhi rrënjë të thella dhe u rrit nën tensionin e pashembullt të një sistemi të egër e të pamëshirshëm. Ky regjim e izoloi Shqipërinë për 45 vite nga pjesa tjetër e botës. Fate njerëzish prej një të kaluare jo fort të largët, na rrinë ende mbi kokë si fantazma të së shkuarës. M. Stafa: Përse u dënua Kadri Hazbiu? Cilat ishin akuzat kundër tij? Agron Aranitasi: ... e akuzuan për bashkëpunim me sovjetikët, me KGB, iu ke dhënë sekrete....Prandaj thashë është një fat i madh i Hekuranit që nuk i ka zhdukur ato dosje, ....ajo dosja brenda ka shumë dokumenta të firmosura nga Enver Hoxha. Dhe ai thotë edhe në gjyq, unë kam ndjekur ligjin e partisë dhe nuk e ka shkelur ligjin e partisë, në të mirë e në të keq, nuk e ka shkelur. .....për të torturuar e kanë torturuar, është nga të paktit që nuk ka pranuar asnjë gjë. Agron Aranitasi, dhëndri i Kadri Hazbiut, ish -ministri i brendshëm në fillim të viteve ’80, rrëfen të vërtetat e tij mbi historitë famëkeqe në bllokun komunist.