*Të rinjtë, “alergji” nga martesa? Në Shqipëri, gjatë viteve të fundit po vihet re çdo vit e më tepër rënia e numrit të martesave. Ekspertët mendojnë se të rinjtë sot e shtyjnë moshën e martesës së kushtëzuar nga disa faktorë, që lidhen me karrierën, arritjet profesionale, punën dhe të ardhurat financiare.