Kepi i VIP-ave” do të jetë emisioni veror që premton të mbajë mbërthyer publikun pas ekranit të Top Channel. Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, përfshirë ish-konkurrentë të “Big Brother VIP” dhe “Për’puthen” do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë. Moderatore e këtij programi do jetë Kiara Tito e cila është zhvendosur në Turqi me stafin. Autore e programit është Olsa Muhameti.