I pranishëm në Top Talk sot ishte gazetari Roland Qafoku për të folur për Prokurorinë e Posaçme. Ai përmendi një çështje me ndjeshmëri për sigurinë kombëtare që lidhet me një program sekret të Serbisë prej 20 milion dollarësh për shkatërrimin e të 500 fabrikave dhe uzinave të trashëguara nga ish-sistemi komunist në Shqipëri. Sipas gazetarit Qafoku për këtë çështje ka raportuar në Parlamentin e Serbisë në Vitin 1991 edhe ish Presidenti i Federatës Jugosllave Slobodan Millosheviç.