Rivitalizohet Kalaja e Elbasanit. Edhe Bazilika e Bezistanit, e vizitueshme për turistët
15/04/2018 15:36
I pozicionuar në qendër të Shqipërisë, Elbasani ka qenë përherë një urë kalimi që ka tërhequr vëmendjen e turistëve. Të huajt shfaqin interes për kalanë fushore, e ndodhur në qendër të qytetit të Elbasanit, e veçanërisht për stilin e saj romak.