Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Kavajë, Veliaj: Kushte optimale për fëmijët
22/11/2020 15:16

Shkolla e re 9-vjeçare “Shtodhër” në Helmës të Kavajës është drejt përfundimit, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira evropiane për fëmijët e për mësuesit. Koordinatori politik Erion Veliaj bashkë me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Etjen Xhafajt inspektuan kantierin e ndërtimit në shkollën e re, ku është integruar edhe sistemi parashkollor, ndërsa janë shtuar edhe terrenet sportive. Veliaj tha se procesi i rindërtimit po vijon në gjithë territorin e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, duke theksuar se po punohet me të njëjtin ritëm dhe cilësi, si në qendër ashtu dhe në periferi, për t’i ofruar çdo komuniteti shërbim sa më të mirë. “Është një afat njëvjeçar nga tërmeti, ku kemi pasur ndoshta një nga vitet më dramatike të Shqipërisë. Do kujtohet përvjetori i tërmetit, jo me dhimbje, por tani me një ringritje, edhe me një rilindje të arsimit, sidomos në zonat periferike. Edhe fakti që çdo gjë po bëhet shumë herë më e mirë, t’i rezistojë jo vetëm tërmeteve, siç ishte shkolla dje, por fakti që shkolla është edhe më e fortë, edhe më cilësore, edhe më e aksesueshme, dhe fakti që po punohet njësoj si në qendër të Tiranës dhe në periferi të Tiranës, si në qendër të Kavajës edhe në periferi të Kavajës, si në komunitetet që mund të jenë dem babadem, ashtu edhe në komunitetet që mund të jenë populluar me të ardhur, e posaçërisht në ato komunitete ku edhe popullsia rome dhe egjiptiane të ketë të njëjtën cilësi, të njëjtin standard, siç kanë të gjitha shkollat e tjera të Shqipërisë”, tha Veliaj. Duke e cilësuar një ditë të mirë për arsimin në vendin tonë, Veliaj u shpreh se po ecet me ritëm të lartë edhe me rindërtimin e shtëpive, si në Tiranë ashtu edhe në Kavajë, por mbi të gjitha me shkollat. Koordinatori politik i Kavajës tha se bashkëpunimi dhe solidariteti ndikon pozitivisht në përballimin e sfidave të vështira me të cilat po përballemi, si tërmeti dhe pandemia. “Unë besoj fort që kur jemi bashkë ne mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Edhe fakti që tani edhe Tirana dhe Kavaja në këtë bashkëpunim, për fushatën e ardhshme, por edhe për një përpjekje për të çuar edhe më tej, jo vetëm procesin e rindërtimit, por të gjithë transformimin dhe rimëkëmbjen mbas tërmetit, besoj që na bën nder. Është më mirë kur rritemi bashkë, sesa secili për vete, dhe solidaritet i munguar. Ndaj dhe nëse kam një mesazh për afrimin e festave, nëse na mësoi diçka gjithë kjo histori e pandemisë dhe gjithë sfidat me tërmetin, është se “bashkimi sjell fuqinë”, prodhon rezultate, ngrihemi më shpejt në këmbë, edhe mbështesim njëri-tjetrin”, tha ai. Veliaj nënvizoi se procesi i ringritjes në Shqipëri pas tërmetit ka ecur edhe më shpejt se shumë vende të tjera edhe më të mëdha. “Edhe kryeministri ka qenë gjithë kohën i preokupuar dhe me merak, a do arrijmë dot brenda afatit që disa nga këto punë të shpërndahen në qindra kantiere, në gjithë territorin e prekur nga tërmeti, do të mbaronin në afat; sot mund të themi që po. Edhe fakti që shkollat edhe në periferi po mbarojnë në afat dhe me të njëjtën cilësi, është një moment krenarie. Edhe vërtet tërmeti na rrëzoi, por fakti që u ngritëm shpejt, ndoshta edhe më shpejt se shumë vende të tjera që janë më të zhvilluara dhe kanë më shumë pasuri, por prej burokracisë ju ka marrë vite rimëkëmbja; na bën të ndihemi vërtet mirë, edhe besojmë që më e mira është akoma përpara”, deklaroi Koordinatori politik i Kavajës, Erion Veliaj. Zv.ministri i Infrastrukturës, Etjen Xhafaj, u shpreh se rindërtimi i shkollës pa kaluar një vit nga tërmeti, i vjen në ndihmë komunitetit të zonës, në mënyrë që fëmijët të mos jenë të detyruar të lëvizin drejt shkollave më të afërta.

Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27
Top Channel/ “Paqja e Krishtit mbi çdo luftë”, Kryepiskopi Joani: Thirrje për paqe në një botë…
11/04 12:26
Top Channel/ 2025, vit i paqëndrueshëm energjie, raporti i ERE: Thatësira uli prodhimin, konsumi…
11/04 12:23
Top Channel/ Gafa e Berishës gjatë bashkëbisedim me qytetarët: Ta filloj e një herë
11/04 12:22
Top Channel/ “Vrasje e dytë, do bëj rekurs”, Apeli ul dënimin e vrasësit të policit, reagon babai
11/04 12:21
Top Channel/ Kanosën për motive të dobëta babë e bir, në pranga 3 persona në Shkodër
11/04 11:44
Top Channel/ Kryepeshkopi Joan uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paqe në ju!
11/04 10:44
Top News- Rrjeti elektrik i amortizuar, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd
11/04 10:23
Top Channel/ Fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime
11/04 09:31
Top Channel/ Përfshihet nga flakët një bujtinë në Librazhd, shkaktohen dëme të mëdha materiale
11/04 09:19
Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30