“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan”, shkruan përmes një postimi në Facebook kryeministri Edi Rama, shoqëruar me videon e takimit. Takimi në fjalë është bërë enkas për Rindërtimin e Konferencës së Donatorëve në Bruksel. Në pamundësi ekonomike për t’i përballuar vetë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit, më 17 shkurt do zhvillohet Konferenca e Donatorëve në Bruksel, ku pritet të mblidhen fonde për rindërtimin pas tërmetit.