Heqja e masave të reciprocitetit një ditë më parë nga qeveria Hoti, pritet të rikthejë në tryezën e bisedimeve, pas dy vitesh, Kosovën dhe Serbinë. Ndonëse kërkohet intensifikim i negociatave dhe është përmendur muaji shtator si afat optimal për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, një gjë e tillë, nga ekspertët, shihet si vështirë e realizueshme.