“Dilema Deal or no Deal”, programi me një rekord shikueshmërie në mbarë botën, rikthehet nga e hëna në ekranin e Top Channel. Pas një pauze të detyruar nga Covid-19, ky game show, patentë e Endemol, do të sjellë për publikun shqiptar marrëveshje të ndryshme financiare, mes Bankierit dhe konkurrentëve, të cilët do të vendosen përballë fatit dhe 26 valixheve të mbushura me lekë. Me masat e duhura në këtë kohë pandemie, Dilema do të vijë në orën 18.20 në ekranin e Top Channel, pa publikun e zjarrtë në studio, por me emocione të mëdha.