Brenda nëntorit, përfundon rikonstruksioni i rrugës së Dajtit. Gjatë inspektimit të ndërhyrjeve që po zhvillohen në këtë rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim mbyllet përpara afatit të parashikuar, si dhe do të shihet mundësia e ndërtimit të një piste vrapimi për qytetarët që vizitojnë parkun e Malit të Dajtit.