Rikard Ljarja prehet në vendlindje/ Amaneti i artistit, Shkodra e përcjell me duartrokitje
22/04/2020 09:15

Amaneti u përmbush, Rikard Ljarja do të prehet përjetësisht në banesën e fundit, në Shkodër, në qytetin ku lindi dhe u rrit. Në një ceremoni, të ngushtë familjare, për shkak të rregullave të diktuara nga Covid19, të afërm dhe pak miq i dhanë lamtumirën e fundit, ikonës se kinematografisë shqiptare. Aktori, skenaristi e regjisori i dhjetëra produksioneve kinematografike dhe mjeshtri i skenës teatrale u shua në moshën 77 vjecare duke lënë pas një thesar artistik.