Në mungesë të kuorumit rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje mbeti sërish pa u hedhur në votim në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës. Si rrjedhojë, rezoluta që ia pamundëson Kryeministrit moszbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, negocimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për pasuritë natyrore dhe mini shengenin ballkanik, mbeti pezull.