Teknikë e përzier në karton, 80x90 cm, viti 2005, cmimi fillestar 1700 euro. Eshtë një nga stilistet më me emër në Shqipëri. Përveç punës me klientet e saj në atelie ajo prej shumë vitesh bashkëpunon me produksione të ndryshme televizive si dhe kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur. Rezarta Skifteri është edhe një artiste pamore. Ajo ka studiuar në Akademinë e Arteve në atelienë e tekstilit dhe modës. Me pikturën ka një lidhje organike qysh herët. Ajo ka zgjedhur të sjellë në program një nga triptikët më të dashur të koleksionit të saj.