Fshati Restelicë i dha lamtumirën e fundit 9 banorëve të tij. Morti që zbriti nga malet i ka lënë pa fjalë njerëzit në këtë fshat malor, ndërsa heshtja për viktimat prishet kur atyre u duhet të tregojnë se ndoshta e keqja ende nuk ka kaluar.Ata drejtojnë gishtin te një faqe mali ku shenjat sipas tyre s'lënë dyshime se një ortek tjetër mund të jetë i afërt.