Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, për projektin e përbashkët të restaurimit të shtëpive monument kulture në Gjirokastër e Berat. Ata vizituan disa prej shtëpive dhe ndërtesave historike. Pjesë ishin edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ai i Turizmit, Blendi Klosi.