Reshje dëbore u regjistruan mbrëmjen e një dite më parë në Kosovë. Megjithatë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit i njoftoi qytetarët atje se rrugët janë pastruar e janë të hapura për qarkullim. Në deklaratën e lëshuar prej saj theksohej në mënyrë të veçantë se rrugët janë të kalueshme edhe në zonat malore, ku reshjet kanë qenë më të dendura, e situata më e rënduar. Ministri Lumir Abdixhiku, megjithatë, i cili ka shkuar ta shohw gjendjen nga afër, i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes në timon me qëllimin të shmangen aksidentet e mundshme.