Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të cilat do të sjellin reshje në gjithë territorin të shoqëruara dhe me erë të fortë, në veçanti gjatë mbrëmjes. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 09°C, në zonat e ulëta nga 09°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 18°C