Puntata e së mërkurës ishte më shumë në fokus të Livias dhe Remilit. Historia e tyre e ndërlikuar ka krijuar shumë situata të ndryshme mes tyre por edhe me konkurentët e tjerë. Livia dhe Remili patën një përballje të fundit me njëri-tjetrin pasi rrugëtimi i Remilit përfundoj në fund të kësaj puntate. Remili vjen në prapaskenë dhe si moment i fundit e shfrytëzon të tregojë disa foto me Livian që askush si di. Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi