Një puntatë speciale sot në Për'puthen... Neda nuk është në studio, pasi ajo ka lindur beben e saj, duke u bërë kështu nënë për herë të tretë. Nga ana tjetër, Remili rikthehet si opinionist në program, për të mos u humbur reagimi i Livias. Si do të shkojë sot programi, me Livian dhe Remilin përballë njëri-tjetrit? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Autore: Olsa Muhameti Moderatore: Bora Zemani Opinionist: Arjan Konomi