Pa frike mund të thuhet se moti është cmendur në Britani. Anglezët, por jo vetëm ata, historikisht ankohen për motin në ishullin britanik, i cili zakonisht nuk është shumë bujar dhe ku stinët ndahen në bardhë e zi, mot me shumë pak diell dhe vranësira në dimër dhe me paksa më shumë diell, por jo mjaftueshëm në periudhën e verës.