Regjistrohen 6 viktima nga përmbytjet në Greqi, Francë dhe Itali
25/11/2019 20:43

Të paktën gjashtë viktima janë regjistruar në pjesë të ndryshme të Evropës në një fundjavë stuhish, përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dheu. Në Itali dhe Francë, shirat e rrëmbyeshëm i morën jetën katër personave ndërkohë që një konsiderohet i zhdukur pasi shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu që morën me vete madje edhe rrugë. Stuhitë dhe era e fortë në Greqinë perëndimore çoi në vdekjen e dy personave, që ndodheshin në bordin e një barke në Antirio, pranë Patrës. Shërbimi meteorologjik grek tha se kushtet ekstreme të motit do të zbuten ndërsa stuhitë lëvizin më në lindje të vendit. Vala e motit të keq e ka marrë emrin Giryonis, nga mitologjia greke dhe ka kthyer kujtimet e dy viteve më parë kur përmbytjet i morën jetën 26 personave në zonën e mandrës. Pamjet televizive tregonin një katastrofë të vërtetë biblike, me rrugët e mbushura me baltë dhe gurë, pemë të shkulura, makina mbi njëra tjetrën. Ne shume shtëpi niveli i ujit arriti ne 1 metër e 80 cm dhe repartet e zjarrfikësve u janë përgjigjur dhjetëra thirrjeve telefonike për ndihme nga qytetaret. Pjesë e një rruge nacionale që lidh Torinon me Francën, u shemb si pasojë e një rrëshqitjeje dheu, duke lënë një hendek 30 metërsh. Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Rajoni më i prekur në Itali ishte Aleksandria, në jug të Torinos, ku 200 persona u evakuan dhe 600 të tjerë mbetën të bllokuar. Qindra të tjerë u evakuuan më në veri në val’daosta, ku rrugët u mbyllën për shkak të rrezikut të ortekëve ndërkohë që sirenat e alarmit për përmbytje u dëgjuan sërish edhe në Venecia. Në anën tjetër në Francën juglindore, disa lumenj dolën nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha ndërsa shtëpitë u përmbytën, pemët, makinat dhe barkat u rrëmbyen nga uji. Afro 5 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike në rajonin var ku sasia ekuivalente e dy apo tre muajve shi ra në vetëm 24 orë.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58