Një tërmet i fuqishëm tronditi në orët e para të mëngjesit të datës 26 Nëntor 2019, Shqipërinë. Lëkundjet me magnitudë 6.4 në epiqendër apo intensitet 8 ballë fatkeqësisht morën disa jetë njerëzish e mbi 650 janë plagosur në Tiranë, Durrës, Fushë- Krujë e Kurbin. Pamje të rënda, rrënoja dhe ambulanca në rrugë ishin imazhet surreale që pa sot cdo shqiptar. lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin por edhe deri në prishtinë.