Regjistrimi i popullsisë do të zgjasë deri në fund të muajit tetor. Drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja tha se të gjithë personat që nuk janë regjistruar mund të telefonojnë në numrat e vendosur falas nga INSTAT dhe operatorët do të shkojnë në banesat e tyre.