Nënkryetari i komisionit parlamentar të Medias, Alfred Peza, deklaroi gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në “Top Channel”, se shërbimi i monitorimit të institucioneve të pavarura kushtetuese, pranë Kuvendit të Shqipërisë, ka përgatitur një raport, që lidhet me Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe televizionin publik.