Top Channel ka zbardhur propozimin e PD për votimin dhe identifikimin elektronik sa i përket Reformës Zgjedhore. Për identifikimin elektronik, në propozimin e PD të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga thuhet: Me qëllim identifikimin e sigurtë të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë në të njëjtën qendër votimi ose në qendra të ndryshme ndërtohet sistemi elektronik i identifikimit në vijim EPB (Electronic Poll Book), i cili identifikon zgjedhësin në qendrën e votimit nëpërmjet dokumentit të identitetit dhe të dhënave biometrike, përfshirë shenjën e gishtërinjve.