Pas përfundimit të mbledhjes për reformën Zgjedhore edhe Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri ka folur për mediat. Ai i është përgjigjur opozitës për deklaratën e Monika Kryemadhit se nëse nuk duan të vijnë më në Këshillin Politik të thonë por procesi nuk do të ngelet peng. Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.