I menjëhershëm ishte reagimi i Avokatit të Popullit mbi trajtimin dhe shërbimin e kushteve në azilin e të moshuarve në Fier që u denoncua një ditë më parë nga Fiks Fare. AP në reagimin e tij shpreh se nga një inspektim i bërë prej tyre në maj të këtij viti ka konstatuar të njëjtat problematika dhe ka lënë një list me rekomandime për t'u përmbushur. Por që nga maji e deri në nëntor këto rekomandime janë lënë në letër nga institucionet që duhet t'i përmbushin.