Pak pas mesnatës së 21 korrikut 2016, parlamenti i Shqipërisë miratoi me 140 vota pro, reformën në drejtësi. Janë të pakta rastët apo popujt në histori, që e kanë pritur me aq bujë e padurim një reformë të mundshme e cila supozohej të çonte pas hekurave zyrtarë të lartë të korruptuar. Sepse Shqipëri është një ndër vëndet me nivelin më të lartë të korrupsionit në rajon dhe Evropë madje Shqipëria renditet prej vitesh në grupin e vendeve me nivelin më të lartë të korrupsionit në shkallë botërore. Ndaj kjo reformë e shumëpritur u kosniderua si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e tranzicionit dhe kryesisht nga ambasadorët e SHBA dhe BE-së që u investuan maksimalisht për miratimin e saj.