Autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal dhe kanë arrestuar disa persona pas vdekjes së një gruaje amerikane. Sipas raporteve lokale, kabina, e quajtur ‘Sarco Pod’ nga shpikësi i saj, u përdor për herë të parë të hënën pasdite në një pyll afër kufirit gjerman në qytetin zviceran të Merishausen. Mësohet se gruaja që vdiq ishte me shtetësi amerikane, 64-vjeçe. Zvicra është një nga vendet e pakta në botë ku vetëvrasja e asistuar është e ligjshme, në kushte të caktuara. Shqipëria Live, një emision nga Sidorela Gjoni, dedikuar çdo ngjarje që ndodh në vendin tonë dhe trevat shqipfolëse. Të ftuar, lidhje live, analiza, materiale ekskluzive, raportim nga terreni të ngjarjeve, pasqyrohen çdo ditë në orën 12:45 deri në orën 15:00 në ekranin e Top Channel. Autore dhe moderatore:Sidorela Gjoni