Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në qarkun e Beratit, atë të 44-vjeçares nga fshati Rroshnik ,Drejtoria e Higjenës dhe Shëndetit Publik në Berat ka karantinuar familjen e saj. Po kështu kanë filluar të verifikohen edhe personat e tjerë të fshatit që kanë pasur kontakt me të prekurën nga virusi, të cilët do i nënshtrohen në vijim testimit, ndërkohë që i është bërë testi edhe bashkëshortit e djalit të 44-vjeçares.