Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e djeshme ka vdekur një foshnjë gjatë lindjes në Spitalin e Pejës. Rastin në Polici e ka raportuar babai i foshnjës, i cili dyshon se vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor. Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore nga Policinë e Kosovës për ketë rast. Gjithashtu, është kërkuar të bëhet autopsia nga Instituti i Mjekësisë ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes se foshnjës. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel.