Rubrika : Nevina Shtylla Paneli: Edi Manushi, Blendi Salaj Mama Single është rubrika më e re në “E Diell, në të cilën histori jetësore të vështira për tu thënë dhe përballuar do të shfaqen përpara publikut. Ngjarje tronditëse dhe rrëfime prekëse nga gra dhe vajza shumë të forta do të vijnë si mesazhe të forta se vështirësitë gjatë jetës janë të shumta, por gjithnjë duhet të gjesh forcën të ecesh përpara ashtu siç kanë bërë edhe vajzat e MAMA SINGLE. Një tjetër histori divorci do të shfaqet këtë javë ne Mama Single, ku do të trajtohet një temë mjaftë delikate si dhuna ndaj grave. Vendimi për tu divorcuar dhe problematikat e lindura më pas. Ish bashkëshorti I Sidorelës nuk pranon ta takoj vajzën e tij apo të interesohet për të edhe në momentet e saj më të vështira.