Raporti i OKB-së: 512 mijë banor në 2100-ën/ Reagon INSTAT: Vlerësim në të dhëna të pasakta
15/01/2020 16:11

Ditën e djeshme është publikuar një raport i OKB-së në të cilin thuhej se Shqipëria në vitin 2100 nuk pritet të ketë më shumë se 512 mijë banorë dhe të dhënat sipas raportit ishin bazuar te INSTAT. Instituti i Statistikave ka reaguar ditën e sotme duke dhënë edhe sqarim për të dhënat dhe shprehet se ai raport është bërë në vlerësime të pasakta. Sqarim për Media: Tiranë, më 15 Janar 2020: Duke u nisur nga disa artikuj dhe lajme në media referuar një studimi të OKB dhe projeksionit me disa skenarë mbi popullsinë shqiptare, vlerësimet e të cilit në disa raste janë kombinuar me të dhëna të pasakta, burimi i të cilave thuhet të jetë INSTAT, duhet të sqarojmë se: Duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë. Definiconi bazë në linjë me regulloret e Eurostat mbi të cilin INSTAT bazohet për llogaritjen e popullsisë banuese është ai i Vendbanuesit të Zakonshëm. (referoju – Regulation (EU) No 1260/2013 of the European Parliament and of the Council of 20 November 2013 on European demographic statistics si dhe Regulation (EC) No 862/2007 of the European Parliament and of the Council of 11 July 2007 on Community statistics on migration and international protection and repealing Council Regulation (EEC) No 311/76 on the compilation of statistics on foreign workers, OJ L 199, 31.7.2007, p. 23-29). Vendbanues i zakonshëm: Vendbanuesit e zakonshëm janë të gjithë personat të cilët janë banues të zakonshëm në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre Numri i Emigrantëve në vitin 2018 është 38.703 duke pësuar një rënie me 3 % krahasuar me një vit më parë. Po të shikojmë trendin gjatë periudhës 2011-2018 numri i emigrantëve ka pësuar rënie. Po të krahasojmë numrin e emigrantëve në vitet 2011 viti i censit të fundit të popullsisë me vitin 2018, rezulton se ka një rënie të këtij numri me 30%. Nga ana tjetër, numri i imigrantëve (shqiptarë që kthehen ne vend) në vitin 2018 është 23.673 banorë, duke pësuar një rënie me 5,3 % krahasuar me një vit më parë. Gjatë periudhës 2011-2015, numri i imigrantëve ka pësuar rënie dhe në vitin 2015 kemi numrin më të ulët të imigrantëve. Në vitet 2016 dhe 2017 numri i imigrantëve ka pësuar rritje vjetore me 10,6% dhe 8,4%. Në vitin 2015, migracioni neto (të ardhurit – të ikurit) ka qenë -20.600, ndërkohë në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në -15.030, duke reflektuar një trend rënës gjatë gjithë këtyre viteve. INSTAT përdor metoda indirekte për llogaritjen e stokut të migracionit ndërsa për vlerësimin e flukseve vjetore përdoren module specifike në anketat pranë familjeve. Këto module janë të mirë konceptuar dhe ndërtohen bazuar në definicionin e Vendbanues i zakonshëm në mënyrë që të mund të vlerësohet numri i emigrantëve dhe imigrantëve në një vit të caktuar. Ju lutem këtë sqarim ta publikoni në median tuaj si qëndrim zyrtar të INSTAT ndaj këtyre artikujve.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16